Please enter at least 3 characters.

Ndiqet penalisht kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku

2016/01/f.0610095620315_m.jpg

Kundër Demakut, kryetar i Komunës së Drenasit, ka nisur tashmë një proces gjyqësor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare në bashkëkryerje me dy zyrtarë të tjerë komunalë.

Aktakuza e ngritur nga prokurorja e Qarkut të Prishtinës, Drita Hajdari, është konfirmuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Nuk është mbajtur ndonjë seancë deri tash, njofton “Koha Ditore”.

Kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku (1976), që është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, akuzohet se ka kryer këtë vepër penale, duke mos respektuar vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës, të cilat e detyronin që t’ia njihte të drejtën pronësore të një toke në Drenas familjes Hasi.

Të akuzuar bashkë me të janë edhe drejtori i Kadastrës, Mehdi Kurrumeli (1960), dhe referenti në Drejtorinë e Kadastrës, Shefqet Morina (1958)./Telegrafi/