Ndërron jetë aktori i famshëm, Patrick Murray
Aktori legjendar i serialit “Only Fools and Horses”, Patrick Murray, ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare pas një beteje me kancerin në mushkëri.
Ai luajti rolin e Mickey Pearce në serialin komik të lartpërmendur nga viti 1983 deri në vitin 2003.
I njëjti vuante nga kanceri në mushkëri, pas të cilit rezultatet mjekësore treguan se ishte shëruar.
Fatkeqësisht, sëmundja u rikthye një vit më vonë dhe u përhap në këmbë dhe legen.
Lajmi për vdekjen e tij u njoftua në rrjetet sociale.
"Me hidhërim ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të mikut tonë Patrick Murray - Mickey Pearce. 'Ai ishte një frekuentues i rregullt i konventave tona dhe do të na mungojë humori i tij dhe gëzimi që u solli kaq shumë njerëzve’”, thuhet në Facebook.
Murray mori rolin e tij të parë në vitin 1977 në serialin televiziv "Scum" dhe luajti në filmin e vitit 1979 me të njëjtin emër përkrah Ray Winstone.
Më pas ai luajti në filmin "Quadrophenia" ku luanin Sting, Toyah Willcox, Michael Elphick dhe Timothy Spall.
Arritjet kinematografike për të cilat ai do të mbahet mend janë: "Breaking Glass", "Curse of the Pink Panther", "Bergerac", "Dempsey and Makepeace" etj. /Telegrafi/


