Please enter at least 3 characters.

Ndërprerje e furnizimit me ujë në Podujevë më 19 dhe 20 qershor

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" njofton qytetarët se në qytetin e Podujevës do të realizohen punime teknike në gypin kryesor me diametër fi 450 mm. Këto punime kanë për qëllim përmirësimin dhe rritjen e kapacitetit të furnizimit me ujë për qytetin.

Për shkak të këtyre punimeve, më 19 dhe 20 qershor 2025, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00 deri në 18:00.

KRU "Prishtina" falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin./Telegrafi/