Please enter at least 3 characters.

Ndërhyrje në infrastrukturë në Fushë Kosovë, kufizime të përkohshme në një pjesë të rrugës “Tahir Zemaj”

Drejtoria e Infrastrukturës në Komunën e Fushë Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, ka njoftuar se të enjten, më 25 dhjetor, do të zhvillohen punime infrastrukturore në lagjen Bresje.

Sipas njoftimit, punimet do të nisin në orët e mëngjesit dhe do të përfshijnë segmentin e rrugës “Tahir Zemaj”, konkretisht parcelën që ndodhet pas shkollës “Daut Bogujevci”. Në këtë zonë janë planifikuar gërmime dhe shtrimi i zhavorrit.

Autoritetet komunale u bëjnë thirrje qytetarëve që gjatë kohëzgjatjes së punimeve të shmangin parkimin dhe qarkullimin në këtë pjesë të rrugës, me qëllim që të mos pengohet realizimi i punimeve.

Nga komuna kërkohet mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i banorëve për mbarëvajtjen e procesit. /Telegrafi/