Please enter at least 3 characters.

Ndalohet një person nga Kërçova, por kotrabandonte emigrantë

2018/09/policia-mk-3-750x430.jpg

MPB njofton se është ndaluar një persona nga Kërçova për shkak se është kapur duke transportuar emigrantë.

"Me datë 01.12.2024 në ora 16:20 në magjistralen Gjevgjeli - Demir Kapi, në afërsi të tuneleve Demir Kapi, zyrtarët policorë të stacionit policor të mbikëqyrjes kufitare Mihailovë e kanë ndaluar A.S (28) nga Kërçova.

Gjatë kontrollit, në automjetin “Volvo” me të cilin ai drejtonte u gjetën tre emigrantë dhe u konstatua se targat i përkisnin një automjeti “Mercedes”.

Emigrantët janë transportuar në Qendrën pranuese dhe transitore në Gazi Babë në Shkup, ndërsa automjeti është vendosur në zonën e Qendrës Rajonale Jugore për Çështje Kufitare për procedim të mëtutjeshëm.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik", thonë nga MPB./Telegrafi/