Ndalohet një 22-vjeçar nga Sllovakia në Aeroportin e Shkupit, kërkohej nga Interpoli
Aeroporti i Shkupit
Aeroporti i Shkupit
05/08/2026
MPB njofton se policia në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka ndaluar një 22-vjeçar nga Sllovakia, për shkak se ai kërkohej nga Interpoli i Gjermanisë.
"Më 04.08.2026, në orën 21:00, në Pikën Kufitare Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria B.F. (22) nga Sllovakia, pasi gjatë kontrollit të pasaportës dhe verifikimeve në evidencën operative u konstatua se ai kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol - Gjermani.
Ai është ndaluar në stacion policor për procedim të mëtejshëm", thonë nga MPB./Telegrafi/


