Please enter at least 3 characters.

NASA ka informacione të reja për asteroidin Bennu, ekspertët konsiderojnë se ekzistojnë gjasa të vogla që ta godet Tokën

2021/08/1.jpeg

Asteroidi Bennu që paraqet rrezik për Tokën, akoma ka pak gjasa të godasë planetin tonë gjatë shekullit të ardhshëm, kanë bërë të ditur sot shkencëtarë të NASA-s, shkruan AP.

“Nuk do të duhej të brengosemi shumë për të”, ka thënë David Farnoki, shkencëtarë i NASA, njëherit ekspert në identifikimin e objekteve në afërsi të Tokës, transmeton Telegrafi.

Edhe pse gjasat për ta goditur Tokën janë rritur në 2.700/1 sa krahasuar me atë që më parë ishte 1.750/1. Kjo sipas ekspertëve pritet të ndodh në 100 apo 200 vitet e ardhshme.

Megjithatë ekspertët tani kanë një pasqyrë më të mirë për rrugëtimin e Bennus, e kjo po arrihet falë fluturakes së NASA-s, Osiri-Rex.

Sipas Farnokit, gjendja në përgjithësi është duke u përmirësuar. Fluturakja hapësinore po kthehet në Tokë pasi që ka marrë mostrat për asteroidin gjigant, që konsiderohet si një nga dy asteroidet më të rrezikshëm në sistemin Diellor. /Telegrafi/