Please enter at least 3 characters.

Muzeu i Kosovës pasurohet me “Veshjen e Rrafshit të Dukagjinit”

2020/08/bresson.jpg
38:"YUGOSLAVIA. Kosovo. Pec. 1965. Market.
32:"©Henri Cartier-Bresson / Magnum

Në kuadër të pasurimit të fondit muzeor, Muzeut të Kosovës sot i është dhuruar “Veshja e Rrafshit të Dukagjinit” - veshje kombëtare e njohur si “Vesha e katunit”, punuar nga Zejnepe Demaj-Beqiraj.

Vesha është punë dore e bërë me kërrabëz dhe gjilpërë, e punuar në vitet 1965-66 të shekullit XX, kur autorja e kësaj veshjeje ishte 21 vjeçe.

Ministres së Kulturës, Vlora Dumoshi, veshën ia dorëzoi e bija e autores, Gjylshane Beqiraj.

Zejnepe Demaj-Beqiraj ka lindur me 25 qershor 1945, në Radavc të Pejës. Në vitin 1965-1966 ishte e fejuar në fshatin Staradran të Istogut dhe bëhej gati për martese. Në këtë periudhë e ka punuar këtë veshje. /Telegrafi/