Please enter at least 3 characters.

“Muze muzikor” për Dr Florin

2016/01/zyrtare-dr-flori-vdiq-nga-mbidoza-dyshime-p-euml-r-mjek-euml-t_hd.jpg

Vetëm katër muaj pas ndarjes nga jeta e Dr Florit, fansat kanë mundësi të “lidhen” me të në një tjetër mënyrë.

Në Tiranë është hapur një “muze” për këngëtarin e ndjerë, ku njerëzit mund të gjejmë shumë gjëra që i lidhin me këngëtarin si libra, fotografi, tekste këngësh.

Në muze në fakt është shndërruar studioja muzikore ku kishte punuar ai, “Dr. Flori Studio”, e cila është ngritur me iniciativën e familjarëve dhe të kishës “Rilindja”.

Studioja-muze do të jetë e hapur jo vetëm për ta vizituar por ajo do të mund të shfrytëzohet edhe nga të rinjtë që duan të realizojnë ëndrrën e tyre dhe të bëhen këngëtarë.

Më shumë detaje për këtë iniciativë mund të gjeni në videon në vazhdim, ku i ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”  flet vëllai i Dr Florit, Alban Kondi./Telegrafi/