Please enter at least 3 characters.

Mustafa ngushëllon popullin dhe shtetin e Turqisë

2020/01/Konference-Isa-Mustafa-pase-mbledhjes-se-kryesise-se-LDK-se-foto-Ridvan-Slivova-11.jpg

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në emër të LDK-së i shpreh ngushëllime Turqisë për viktimat nga tërmeti.

Ai në telegram ngushëllimin tha se luten për viktimat dhe familjet e tyre.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shprehë ngushëllime popullit dhe shtetit të Turqisë për viktimat e tërmetit të djeshëm.

Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e Turqisë në këto momente të vështira.

Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/