Please enter at least 3 characters.

Mustafa: Buxheti 2 miliardë, kjo është historike

2016/10/Isa-Mustafa-konference-17-Maj-foto-Ridvan-Slivova-6.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se sivjet në Kosovë do të ketë rritje ekonomike mbi 4 për qind.

Sipas tij, kjo ka ndodhur si pasojë e punës së tyre.

“Ne për herë të parë në histori, pra kjo Qeveri do ta bëjë buxhetin shtetëror 2 miliardë euro”, ka deklaruar ai.

Kështu Mustafa ka thënë në konferencën “Politikat e Qeverisë për avancimin e statusit të gruas në shoqëri” që është organizuar në kuadër të zgjedhjeve të Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në konferencë po marrin pjesë, ministra, deputete të LDK-së dhe 120 anëtare të strukturave të Forumit të Gruas të kësaj partie nga të gjitha degët. /Telegrafi/