Please enter at least 3 characters.

Mourinho refuzon ofertën e Benficas

2019/01/Mourinhoo-11.jpg
285:"MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 11: Jose Mourinho, Manager of Manchester United arrives for a training session ahead of their UEFA Champions League Group H match against Valencia at Aon Training Complex on December 11, 2018 in Manchester, England. (Photo by Nathan Stirk/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, i ka thënë Benficës të largohet prej tij duke e refuzuar ofertën e portugezëve.

Mourinho u shkarkua si menaxher i Manchester United në fund të muajit dhjetor dhe në vend të tij erdhi Ole Gunnar Solskjaer.

Megjithatë, skuadrat e interesuara për Mourinhon nuk mungojnë dhe portugezi pëlqehet shumë në Evropë.

Trajneri portugez pati një ofertë për rikthim në Portugali, por kësaj radhe te skuadra e Benficas, e cila e shkarkoi trajnerin Rui Vitoria.

Sipas mediumit Record, klubi i madh portugez ishte gati të bënte çmendurinë për ta bërë për vete Mourinhon.

Madje edhe paga e lartë e Mourinhos nuk u konsiderua si problem për drejtuesit e Benficës - të cilët besonin se përfitimet e tij, tejkalojnë shpenzimet.

Por, pavarësisht se nuk u dha atyre një 'jo' të plotë, Mourinho tregoi se kthimi në Benfica nuk është në planet e tij për momentin.

Ndryshe, Mourinho është duke u lidhur edhe me ndonjë rikthim të mundshëm te ish-skuadrat e tij, Interi dhe Real Madridi. /Telegrafi/