Motrat Kllokoqi Rugova të revoltuara në Policinë e Kosovës: Babë a janë edhe tjerët sikur ti?
Ditë më parë të gjithë ishin dëshmitarë të një bastisje të madhe që ndodhi në "Zone Club" në Prishtinë, pronar i së cilit është Petrit Kllokoqi, vëllau i motrave Blerina dhe Blerta Kllokoqi - Rugova.
Dy motrat e njohura, njëherësh nuse të shtëpisë së familjes Rugova, kanë reaguar përmes një statusi lidhur me këtë ngjarje që ndodhi në Prishtinë, ku e panë të paarsyeshëm bastisjen e clubit.
Ato përmendin si shembull babanë e tyre, i cili me profesion ishte polic, por që nuk ngjason me policët që atë natë urdhëruan bastisjen në "Zone Club".
Sipas tyre, një akt i tillë ka ndikuar që të haset në pastërti të plotë në clubin në fjalë, si dhe në traumatizimin e panevojshëm të afro 300 të rinjëve.
Ky është shkrimi i plotë:"Babë, po të drejtohem ty dhe vetëm ty!Unë jam rritur me uniformën e policisë. Jam rritur me edukatën që ti na e ke dhënë se si duhet respektuar institucioni shtetëror e sidomos uniforma e policisë. Na ke edukuar si është më së miri me i respektu organet shtetërore, se shteti është shtet, gjithmonë na ke thënë, dhe nëse ne nuk e respektojmë kush do të na e respektojë. Unë e di që ti e don me zemër punën që e kryen. E di që gjithmonë je i drejtë karshi qytetarëve. E di edhe që i arsyeton gjithmonë kolegët e tu, se tek e fundit kolegë i ke, pse jo, ndoshta edhe për të mos njollosur institucionin më të rëndësishëm të Shtetit të Kosovës-Policinë e Kosovës, nuk e di. Besom që po të arsyetoj edhe unë ty. Por, A JANË EDHE TË TJERËT SI TI?! ????????????Dhe tani babë, a më tregon diçka si babë e vajzë?!? Si e arsyeton një vendim që të dërgohen qindra individë pjestarë të Policisë së Kosovës, njësite të ndryshme, në një diskotekë në kohën kur aty janë 3000 të rinjë e të reja, kinse për të kërkuar dikë, duke i ndërpre aktivitetin biznesor në kohën kur frekuentimi është maksimal duke u shkaktuar dëme si fizike si materiale (se nuk paskan pasur mundësi me gjetë diku tjetër atë "dikë" që po e kërkojkan), traumatizojnë e terrorizojnë thesarin e vendit tonë: RININË, që prezantojnë të ardhmen e vendit tonë, që mezi presin me u bë vikend e me dal me kalu pak kohë jashtë realitetit?!? Si e arsyeton rrahjen brutale që po nga ata policë të fshehur pas maskave u bëhet pronarëve të një biznesi të madh me 170 puntorë, të rinjë e të reja që sigurojnë bukën e gojës nga të ardhurat që marrin nga ky biznes, vetëm e vetëm se kanë fuqi dhe u duket vehtja Zot pse fshihen prapa asaj uniforme blu?!? A ka profesionalizëm këtu?!? Ekziston një rregull e pathënë me sa di unë: Nëse të shtyn shtyje, nëse të prek preke, nëse ta mëshon mëshoja. Por nuk ekziston asnjë rregull e thënë dhe e pathënë që lejon personin që fshihet nën masken e uniformën e policisë me ushtru dhunë ndaj individëve që nuk kanë fuqi proporcionale me ta. Unë i kam pa inqizimet babë, dhe po flas me fakte!!!Kërkoj përgjegjësi dhe reflektim direkt të inspektoratit kompetent në identifikimin e akterëve që kanë inicuar një operacion kërkimi të një individi në një klub ku brenda gjindeshin 3000 musafirë duke penguar, terrorizuar e rrahur musafirë e menaxhment, për qëllime e motive ende të panjohura si dhe identifikimin dhe suspendimin e pjestarëve të Policisë së Kosovës që kanë ushtruar dhunë ndaj menaxhmentit të ZONE Club duke keqpërdorur detyrën zyrtare në mënyrën më çnjerëzore të mundëshme. Gjithnjë flas bazuar në fakte!!!E di që ti prap ke me i arsyetu. E di. Sepse ti nuk mund të paramendosh t'i bësh keq dikujt. Uroj që edhe unë të rikthej besimin që kisha në Policinë e Kosovës, duke u nisur nga veprimet e tua të drejta që prezanton denjësisht figurën shembull të një Polici të Kosovës, ashtu si unë i kam paramenduar të gjithë, por për momentin jam shumë shumë e zhgënjyer. Më fal!"ZONE" PROUD OF U! Keep going guys... 3000 musafirë, 170 staf dhe ZONË E PAQTË SI LOTI!" /Telegrafi/


