Please enter at least 3 characters.

Motra e futbollistit Teemu Pukki martohet në Kosovë - në dasmën shqiptare ai kërcen me plis dhe flamur kombëtar

2022/06/287600115_517245710182928_6087603044492533617_n.jpg

Sulmuesi i Norwich Cityt, Temmu Pukki, gjendet në Kosovë, por jo për arsye profesionale, por për ato familjare.

Kjo sepse motra e tij është martuar me një shqiptar të Kosovës, ndërsa futbollisti ka ardhur për të marrë pjesë në dasmën që është organizuar pikërisht në Kosovë.

Në një video të siguruar nga Telegrafi, duket se atmosfera e dasmave shqiptare i ka pëlqyer Pukkit, i cili nuk ka hezituar të vë në kokë edhe simbolin tonë kombëtar plisin.

Madje futbollisti ka vallëzuar në ritmet me muzikë shqiptare me flamur kombëtar duke valëvitur në duar, teksa në nuk mungon as flamuri finlandez për hir të miqve nga Skandinavia.

Foto: Screenshot

Ndërkohë, sa i përket karrierës së tij, theksojmë se Pukki së fundmi ka luajtur te ekipi i Norwich City, ku e kishte bashkëlojtar futbollistin nga Kosova, Milot Rashicën./Telegrafi/

Foto: Screeshot