Please enter at least 3 characters.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

2017/10/diell-1.jpg
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
diell moti

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa në pasdite dhe në mbrëmje do të jetë i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Lokalisht proceset do të jenë në formën e stuhive me erëra të forta deri të forta dhe breshër.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 15 deri në 21 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 32 deri në 38 gradë.

Në Shkup, moti pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare, në mbrëmje do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima në pjesë të luginës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të ulet në 20, ndërsa maksimale do të arrijë 38 gradë.