Please enter at least 3 characters.

Moti sot në Kosovë

2019/01/Moti-me-shi-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg
14:"Ridvan Slivova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me reshje shiu. Reshje shiu parashihen edhe ditën e diele”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënoj rënie, nën vlerat e normales.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11m/s.