Please enter at least 3 characters.

Moti sot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta

2024/07/Moti-i-nxehte-me-diell-ne-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-6.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe ndonjë rigë e izoluar shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. /Telegrafi/