Please enter at least 3 characters.

Mot me vranësira dhe intervale me diell

2016/01/nes-euml-r-mot-me-vran-euml-sira-dhe-diell_hd.jpg

Të enjten mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1 deri 5 m/s. /Telegrafi/