Please enter at least 3 characters.

Mos e vishni bluzën në këtë mënyrë, transformojeni shpejt me vetëm një llastik flokësh

2024/07/woman-1.jpg

Një influencere në TikTok ka treguar një truk të veçantë për transformimin e bluzës së gjatë që do të ndryshojë tërësisht ‘ouftitin’ tuaj.

Bluzat me mëngë të gjata janë pjesë e përditshmërisë tonë kur duam ta kombinojmë me pantallonat ose fundet tona të preferuara.

Por, ekziston një mënyrë se si mund ta shkurtoni bluzën, pa e prerë me gërshërë dhe pa e qepur.

Krejt çfarë duhet të bëni sipas influenceres është që të palosni pjesën e përparme e më pas ta grumbulloni pjesën e pasme të bluzës dhe ta lidhni me një llastik flokësh.

Pjesën e lidhur me llastik kthejeni në pjesën e kundërt dhe do të shihni rezultatin.

Kjo mënyrë i jep një pamje krejt tjetër veshjes tonë dhe padyshim do të dukeni më bukur. /Telegrafi/