"Mos e pyet një gënjeshtar pse gënjeu", agjenti i Alvarezit i bën kritika brutale drejtuesve të Atleticos
Agjenti i yllit të Atletico Madridit, Julian Alvarez, Fernando publikoi një mesazh drejtuar drejtpërdrejt drejtuesve të klubit nga Metropolitano.
Hidalgo shkroi në llogarinë e tij në Instagram një thënie e cila ishte shumë thumbuese karshi drejtuesve të klubit spanjoll.
“Mos e pyet kurrë një gënjeshtar pse gënjeu. Sepse për ta shpjeguar, do të duhej të gënjente përsëri”, shkroi Hidalgo.
🚨 Julián Álvarez’s agent Fernando Hidalgo “Never ask a liar why they lied. To explain it, they'd have to lie again”. pic.twitter.com/tdof0ladwz
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 21, 2026
Kjo thirrje erdhi pasi Atletico Madridi refuzoi ta shiste Alvarezin te Barcelona këtë verë, përkundër shumë kërkesave.
Zyrtarët e klubit këmbëngulin se lojtari nuk ka marrë asnjë premtim nga menaxhmenti se mund të largohet.
Si kujtesë, Alvarez është një objektiv i madh për kampionët spanjollë të Barcelonës, por Atletico nuk dëshiron ta lejojë atë të bashkohet me rivalët e tyre.
Më saktësisht, ata po kërkojnë shumë më tepër para për transferimin nga Barcelona krahasuar me klubet e tjera, kështu që në këtë kontekst u përmend edhe shifra prej 500 milionë eurosh, aq sa klauzola e lojtarit. /Telegrafi/


