Please enter at least 3 characters.

Momentet rrëqethëse kur aeroplanët fluturuan “përmes” vetëtimave, ndërkohë që stuhitë goditën Britaninë (Video)

2018/05/Screenshot_5-8.jpg

Mediat kanë publikuar disa pamje të cilat mund të konsiderohen vërtetë rrëqethëse dhe të cilat tregojnë se si një aeroplan “rrethohet” nga rrufej, ndërsa stuhitë goditën Britaninë e Madhe.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë dy aeroplanë që kalojnë ndërsa stuhia e egër e goditi Londrën brenda natës.

Siç është raportuar më herët, rreth 15 mijë vetëtima janë regjistruar brenda katër orësh mesnatën e së shtunës.

Kjo gjendje e motit ka bërë gjithashtu një aeroport të raportojë edhe për vonesa, pasi një goditje vetëtime nxori jashtë funksioni përkohësisht sistemin e furnizimit me karburant të avionëve.

Shërbimi kombëtar i motit, “Met Office” gjithashtu ka paralajmëruar stadin e ngjyrës së verdhë për të pasur kujdes nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet përgjatë Uellsit dhe shumicës së territorit të Anglisë. /Telegrafi/

<span></span>