Momente të çmendura nga festa në Prishtinë (Foto\Video)
19/06/2016
Fitorja e kombëtares shqiptare ka gëzuar të gjithë shqiptarët.
Goli i Armando Sadikut ishte i pari i kombëtares shqiptare në kampionatet evropiane, por ky gol ndaj Rumanisë doli të jetë i fitores pasi në fund triumfuam me rezultat 1:0.
Pas kësaj fitore historike të gjithë vendet shqiptare janë hedhur në festë duke bllokuar rrugët e qyteteve të tyre.
Një ndër to ishte kryeqyteti i Kosovës, i cili ishte veshur kuqezi dhe po ushton tani në mbrëmje nga festa dhe këngët e qytetarëve. /Telegrafi/


