Please enter at least 3 characters.

Modeli brazilian vdes në pistën e modës

2019/04/Tales.jpg

Një model 26 vjeçar ka vdekur pasi e ka humbur vetëdijen gjatë parakalimit në pistë në Javën e Modës në Sao Paulo.

Tales Soares merrte pjesë në spektaklin e modës së brendit Ocksa kur është rrëzuar. Ai është dërguar në spital, mirëpo mjekët nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë.

Publiku fillimisht kishte menduar se ishte pjesë e spektaklit, ndërkohë që modelët tjerë janë tmerruar teksa ekipet emergjente kanë hyrë për t'i ndihmuar dhe e kanë bartur nga skena.

Vdekjen e kanë konfirmuar organizatorët e evenimentit përmes një postimi në rrjetet sociale, porse nuk kanë dhënë detaje për shkakun e vdekjes.

Në internet janë publikuar video nga momenti i rrëzimit të Soares, i cili më pas ka ndërruar jetë. /Telegrafi/