Please enter at least 3 characters.

MKRS i dhuron 23 mijë euro Federatës së Boksit

2016/01/mkrs-i-dhuron-23-mij-euml-euro-federat-euml-s-s-euml-boksit_hd.jpg

Nënshkrimin në emër të MKRS-së e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm, Veton Firzi, ndërkaq për FBoxK-në, kryetari Ramadan Selimi, transmeton Koha.

Sekretari Firzi tha se ky memorandum është në vazhdën e mbështetjes që MKRS po e jep për çdo federatë. Ai tha se në këto vjet subvencionimi për federatat është rritur dukshëm dhe kjo do të vazhdojë.

Nga ana e tij, kryetari i Federatës së Boksit, Ramadan Selimi falënderoi MKRS-në për këtë mbështetje, duke shprehur se me këtë shteti po tregon që sportit t’i jep vendin meritor. Ai tha se po bëhen përgatitje të mëdha të përfaqësohemi sa më të mirë, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë organizativ. /Telegrafi/