Please enter at least 3 characters.

Mjegull në akset rrugore Dibër – Strugë, Kumanovë – Kriva Pallankë dhe Veles – Katllanovë, autoritetet apelojnë për vozitje të kujdesshme

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës prej 50 deri në 150 metra ka në akset rrugore Dibër – Strugë, Kumanovë – Kriva Palankë dhe Veles – Katllanovë, informon NP Rrugët e Maqedonisë.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, vende-vende në rrugë të lagështa. Në disa akse rrugore që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu.
NP Rrugët e Maqedonisë apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të komunikacionit, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.