Misteri rreth vdekjes së yllit të Afrikës së Jugut - dalin raportime të reja për shkakun e ndarjes nga jeta
Lajmi për vdekjen e papritur të futbollistit të Afrikës së Jugut, Jayden Adams, tronditi botën e futbollit sot, dhe shkaku i vdekjes së 25-vjeçarit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Disa ditë më parë, Adams përfaqësoi Republikën e Afrikës së Jugut në Kupën e Botës, ai luajti në tre ndeshje të fazës së grupeve, dhe lajmi për vdekjen e këtij futbollisti i tronditi të gjithë.
Ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar të shkakut të vdekjes, teori të ndryshme kanë filluar të qarkullojnë dhe një media e Afrikës së Jugut pretendon se Adams kreu vetëvrasje.
Konkretisht, faqja e internetit Sunday World nga Afrika e Jugut shkruan se Adams i mori jetën vetes të shtunën në mëngjes në shtëpinë e tij në Stellenbosch.
Ky portal kujton gjithashtu se dy javë më parë, 25-vjeçari mbajti zi për vdekjen e gjyshes së tij 72-vjeçare, Marianne Adams, një ditë para ndeshjes së Bafana Bafana kundër Republikës Çeke në stadiumin e Atlantës.
Disa media po përmendin gjithashtu helmimin nga ushqimi si shkak të vdekjes, por ende nuk ka konfirmim zyrtar.
Ju kujtojmë se edhe Shoqata e Futbollit të Afrikës së Jugut njoftoi vdekjen e Adams, e cila shprehu ngushëllime familjes së futbollistit të ndjerë./Telegrafi/


