Please enter at least 3 characters.

Mister në Moskë - vdes nën rrethana të dyshimta përfaqësuesi i një kompanie serbe

Përfaqësuesi i Jugoimport SDPR vdiq nën rrethana të dyshimta në Moskë.

Radomir Kurtiq, përfaqësues i kompanisë serbe të industrisë ushtarake Jugoimport SDPR, ka humbur jetën më 17 nëntor 2025 në një rrugë në Moskë, nën rrethana që konsiderohen të dyshimta.

Shërbimet ushtarake dhe Inteligjenca e Serbisë (BIA) i kanë dorëzuar një raport presidentit të Serbisë për këtë vdekje të pazakontë, raporton nova.rs.

Përpjekjet e autoriteteve serbe për të marrë raporte zyrtare forenzike nga autoritetet ruse deri më sot kanë dështuar, pasi raportet nuk janë dërguar, raporton nova.rs.

Kurtiq ndodhej në Moskë në mandatin e dytë si përfaqësues i Jugoimport SDPR. Një komision i kompanisë ka kontrolluar zyrat në Moskë dhe ka konstatuar mungesën e një numri të madh dokumentesh dhe “hard disk” nga kompjuterët.

Autoritetet hetimore ruse nuk kanë dhënë informacione zyrtare as ambasadës së Serbisë ose shërbimeve të sigurisë serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nuk duhet shpallur fajtor pa prova të forta, por se është e nevojshme kërkuar informacionet e plota nga autoritetet ruse. /Telegrafi/