Please enter at least 3 characters.

Ministri i ri i MPB-së në Maqedoni ka përdorur CV-në e një shqiptari për tu emëruar ministër (Foto)

2016/09/Oliver-Andonov.jpg

Ministri i sapozgjedhur i MPB-së Oliver Andonov nga OBRM-PDUKM do të qëndroj vetëm sot si ministër pasi prej sonte duhet të votohet qeveria kalimtare dhe do të zëvëndesohet nga Oliver Spasovski i LSDM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Habia nuk qëndron në mandatin e tij një ditësh pasi kjo është lëvizje politike nga partitë nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos që kanë rënë dakord të ketë qeveri kalimtare.

Çudi është tentimi i tij për të gënjyer opinionin dhe për të paraqitur të kaluarën e tij profesionale nëpërmjet një biografie (CV) të profesorit universitar Shpëtim Latifi.

Kjo shihet edhe në CV të cilën e ka dorëzuar në Qeveri. ''Curriculum vitae of Shpëtim Latifi'' shkruan në fund të çdo CV-jë që Andonov e ka përdorur si të veten./Telegrafi/