Please enter at least 3 characters.

Millie Bobby Brown mahnit në tapetin e kuq të Stranger Things me një fustan të veçantë

Millie Bobby Brown tërhoqi vëmendjen me një fustan të zi rrjetë me xixa dhe dekolte të thellë, ndërsa udhëhoqi yjet në eventin Stranger Things FYC në Teatrin Netflix Tudum të shtunën.

Ajo e kompletoi pamjen me një fjongo kadifeje të zezë të zbukuruar me gurë të çmuar dhe vathë argjendi, ndërsa flokët i kishte stiluar gjysmë lart-gjysmë poshtë.

Në ngjarje morën pjesë ‘bashkë-yjet’ e saj Jamie Campbell Bower, Caleb McLaughlin, Noah Schnapp, Gaten Matarazzo dhe Finn Wolfhard, të cilët dukeshin elegantë dhe të kuruar për tapetin e kuq.

Ky event u mbajt pas publikimit të pesë minutave të para të sezonit të pestë dhe të fundit të Stranger Things, i cili pritet të debutojë më 26 nëntor.

Klipi tregon rikthimin e Will Byers në universin Upside Down dhe përballjen e tij me përbindëshin Demogorgon dhe Vecna, duke dhënë një shije të tensionit dhe aksionit që pret shikuesit në episodet e reja. /Telegrafi/