Milani shënjestron një mesfushor në janar
09/11/2015
Rossonerët janë duke monitoruar 22-vjeçarin qe një kohë dhe Sport Mediaset raporton për një ofertë të mundshme.
Kjo për faktin se trajneri i klubit italian ka kërkuar përforcime të skuadrës që vazhdon të mos e ketë qëndrueshmërinë këtë sezon.
Mirëpo, çmimi i holandezit mund të paraqesë problem për Milanin, pasi vlera e tij besohet të jetë 15 milionë euro.
Po ashtu, shënjestrat e mëhershme, Roberto Soriano (Sampdoria) dhe Axel Witsel (Zenit St Petersburg), vazhdojnë të jenë në planet e klubit. /Telegrafi/


