Please enter at least 3 characters.

Milan: Cassano nuk ka pësuar goditje në tru

2016/01/f.1031215256130_m.jpg

Agjencia italiane e lajmeve Ansa kishte cituar burime që kishin pohuar se sulmuesi italian kishte pësuar goditje në tru, ndërsa edhe pse akoma nuk e tregojnë diagnozën e lojtarit, përfaqësues të Milanit kanë lëshuar një komunikatë për të mohuar thashethemet në media.

Sipas asaj që thuhet në kumtesën zyrtare të Rossonerëve, njoftimet e mediave kanë qenë spekulime, ndërsa thuhet se lojtari është duke u përmirësuar.

Edhe agjenti i Cassanos ka thënë se klienti i tij është në gjendje normale pasi ka biseduar me të. /Telegrafi/