Please enter at least 3 characters.

Metoda më e mirë për aplikimin e bronzerit, sipas influenceres së njohur

Të gjitha ne përdorim teknika të ndryshme për aplikimin e makeupit, për t’i dhënë vetes një transformim që riktheson edhe më shumë veçoritë tona të fytyrës.

Një produkt që e çon grimin tonë në tjetër nivel është edhe aplikimi i bronzerit.

Megjithatë, mënyra se si ne e aplikojmë bronzerin ka po ashtu shumë rëndësi. Në të shumtën e rasteve vendosja e gabuar e këtij produkti jep rezultate jo të kënaqshme.

Një influencere në TikTok ka ndarë tani metodën ideale për të aplikuar bronzerin në fytyrën tuaj gjegjësisht atë të versionit pudër.

Ajo rekomandon të vendosni gishtin tek pjesa e ngritur e mollëzave e më pas të merrni pak produkt tek pakoja dhe ta aplikoni në pjesën më të skajshme.

Ju do të shihni se si kjo teknikë do të transformojë të gjithë dukjen tuaj. /Telegrafi/