Please enter at least 3 characters.

Messi: Dikur isha vetjak, sot luaj për ekipin

2018/01/messi-1-1.jpg
144:"during the Copa del Rey round of 16 second leg match between FC Barcelona and Celta de Vigo at Camp Nou on January 11, 2018 in Barcelona, Spain.
11:"David Ramos

Lionel Messi konsiderohet si një ndër futbollistët më të mëdhenj të botës.

Ai ka dhënë një intervistë për programin e mirënjohur La Cornisa de America TV.

Argjentinasi ka shpjeguar se si ka ndryshuar loja e tij gjatë gjithë këtyre viteve, duke pohuar se nuk është më vetjak.

"E kam kapur topin dhe luaja lojën time. Tani po përpiqem që ekipi të luaj më shumë. Me pak fjalë, duke mos qenë egoist, me citime, përpiqem ta zhvendos ekipin më shumë nga një pozitë në tjetrën", shpjegon Leo.

"Vazhdoj të vrapoj si gjithmonë kam bërë deri më tani, por në një mënyrë tjetër", pohoi futbollisti i katalunasve.

Sulmuesi në këtë sezon për Barcelonën ka shënuar 34 gola duke u paraqitur në 42 ndeshje të të gjitha garat.

Ndryshe, 30-vjeçari ka arritur gjatë mesjavës në kuotën e 100 golave me fanellën e Barcës në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/