Mësohet arsyeja pse stadiumi i finales u pushtua nga fluturat (Foto/Video)
Përgatitjet për finalen e Kampionatit Evropian 2016 këtë herë organizatorëve u morën më shumë kohë.
E gjitha kjo pasi stadiumi Stade De France u pushtua nga një numër i madh i fluturave.
Që çdo gjë të ishte perfekte organizatorët filluan të marrin masat e duhura, por për shkak të numrit të madh të insekteve ishte e pamundur të largohen të gjitha.
Lexo më shumë: Ronaldo shpërthen në lot në momentin e golit (Foto/Video)
Por, tashmë është mësuar edhe arsyeja pse ka ndodhur ky fenomen i pazakontë para një ndeshje.
E gjitha kjo besohet se ka ndodhur pasi dritat e stadiumit ishin lënë ndezur gjatë gjithë natës dhe kjo i ka tërhequr fluturat.
Lexo më shumë: Stadiumi i finales pushtohet nga fluturat, a do ndikojë kjo në mbarëvajtjen e takimit? (Foto)
Më poshtë keni disa fotografi dhe video nga ‘spektakli’ i fluturave në stadiumin e finales së Euro 2016. /Telegrafi/


