Meksika ka një "Batman" - ai po i ndëshkon hajdutët në një mënyrë të pazakontë
29/06/2026
Një person misterioz në Meksikë po ndalon 'hajdutët e biçikletave' në një mënyrë mjaft të pazakontë pas një rritjeje të krimit.
Të dyshuarit për vjedhje janë gjetur të ngjitur me shirit ngjitës në shtylla, me fjalën 'ratero' të shkruar në kokat e tyre, që përkthehet si 'hajdut'.
Policia lokale thuhet se po i trajton burrat e lidhur me shirit ngjitës si viktima në këtë situatë dhe ka nisur një hetim për të gjetur të dyshuarin misterioz.
Janë raportuar gjithsej pesë raste, sipas Sekretarit të Sigurisë së Shtetit Juan Pablo Hernandez.
Përdoruesit në internet ndanë fotografi të burrave të lidhur me shirit ngjitës duke e shpallur personin misterioz si “Batmani i Meksikës”. /Telegrafi/


