Please enter at least 3 characters.

Me thirrjen “kundër bosnjizimit të Kosovës”, mërgimtarët në Gjermani protestojnë kundër Asociacionit

2023/02/330776429_1247422239498545_4895700925220013953_n-e1676138057950.jpg

Mërgimtarë shqiptarë në Gjermani kanë protestuar këtë të shtunë në Berlin, kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Protesta është organizuar nga aktivistë e shoqatave të bashkatdhetarëve, ndërsa është përkrahur edhe nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani.

“Kundër bosnjizimit të Kosovës”, “Vuçiqi vëllai i vogël i Putinit”, “Vuçiqi e do edhe një luftë në Evropë”, “Jo Asociacionit” e “Jo ndarjes etnike”, ishin disa nga pankartat protestuese në Berlin.

Sipas organizatorëve të protestës, qëllimi i saj është "sensibilizimi i opinionit për rrezikun që paraqet themelimi i enklavave njëetnike (serbe) përkatësisht themelimi edhe i një Republika Srpska, për Kosovën dhe tërë rajonin”.

Ndërkaq, edhe në Prishtinë, më 15 shkurt do të protestohet kundër formimit të Asociacionit nga studentët e Universitetit të Prishtinës. /Telegrafi/