Please enter at least 3 characters.

Me stil dhe klas: Dukja e yjeve në dasmën mbretërore të Princit Harry dhe Meghan Markle

2018/05/harry-2.gif

Princi Harry dhe ish-aktorja, Meghan Markle kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë sot (e shtunë) në kështjellën Wisdor.

George dhe Amal Clooney dhe David dhe Victoria Beckham ishin në mesin e të famshmëve të listës A, të cilët e kthyen dasmën e princit Harry dhe Meghan Markle në një ngjarje të Hollywoodit këtë pasdite.

Elton John i pajisur me një palë syze rozë mori gjithë vëmendjen e të pranishmëve në Chapel të Shën Gjergjit, pasi u pa teksa shoqërohej me David dhe Victoria Beckhamin dhe këngëtarin James Blunt.

Yjet e filmit Idris Elba dhe Tom Hardy, si dhe prezantuesja e njohur amerikane Oprah Winfrey, ishin gjithashtu midis të famshëmve që morën pjesë në ceremoninë në Chapel të Shën Gjergjit këtë mëngjes.

Elba është një ish-përfitues i Trustit të Princit, pasi atij i ishte dhënë një grant nga mbretëria për bamirësi, nga ku do të fitonte mundësinë për të ndjekur ëndrrën e tij drejt aktrimit.

Pas mbërritjes së çifteve Beckham dhe Clooney, aktorja Carey Mulligan dhe prezantuesi James Corden u panë teksa paraqiteshin në kishë gjithashtu.

Ylli i tenisit, Serena Williams ishte gjithashtu e pranishme, si një mike e ngushtë e Meghanit.

Pas ceremonisë, të famshmit u grumbulluan nga kisha ndërsa turmat jashtë kishës brohorisnin, gjatë kohës sa yjet parakalonin.

Amal Clooney ishte shumë e buzëqeshur ndërsa po ecte. Ajo kishte veshur një fustan të gjatë dhe të verdhë me një kapelë të përputhshme, teksa shoqërohej nga bashkëshorti i saj, ylli i Hollywoodit, George Clooney.

Ndërkohë, vëmendje të madhe mori edhe Victoria Beckham, e cila ishte veshur në një kostum blu, teksa shoqërohej nga bashkëshorti i saj, futbollisti i njohur, David Beckham.

Këngëtari James Blunt dhe bashkëshortja Sofje Wellesley ishin gjithashtu midis të ftuarve më të hershëm për ditën e madhe.

Ylli i ragbit, James Haskell dhe e dashura e tij Chloe Madeley po ashtu nuk munguan në dasmën madhështore.

Në vazhdim mund të ndiqni përmes fotografive dukjen e yjeve të famshëm që morën pjesë në dasmën mbretërore të princit Harry dhe Meghan Markle. /Telegrafi/

David dhe Victoria Beckham

George dhe Amal Clooney

Elton John

Serena Williams

Idris Elba

Oprah Winfrey

James Haskell

James Blunt