Please enter at least 3 characters.

Mbyllet segmenti i dytë i rrugës "19 Qershori" në Podujevë, hapet për qarkullim segmenti i parë

Komuna e Podujevës ka njoftuar se për shkak të punimeve që janë duke u realizuar në kolektorin e ujërave të zeza, është mbyllur qarkullimi segmenti i dytë i rrugës “19 qershori” deri te udhëkryqi me rrugën "Bahri Fazliu" (udhëkryqi te spitali).

Ndërsa segmenti i parë që ishte mbyllur ditë më parë është lëshuar për qarkullim, nga degëzimi me rrugën "Zahir Pajaziti" (te "Pranvera") deri te degëzimi me rrugën "Nuhi Gashi" (mbrapa Teatrit).

"Gjithashtu ju njoftojmë se për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, rruga njëkahore "Nuhi Gashi", përkohësisht bëhet rrugë dykahore", thuhet në njoftimin nga Komuna e Podujevës./Telegrafi/