Please enter at least 3 characters.

“Mbretëresha e mashtrimit” e bën veten të duket disa dekada më e re me anë të grimit, njerëzit nuk mund ta besojnë se është i njëjti person

2022/03/55343541-0-image-a-145_1647279911196.jpg

Një grua 47-vjeçare që e quajti veten “Mbretëresha e mashtrimit” ka lënë përdoruesit e TikTok të mahnitur pasi zbuloi se si e bën veten të duket “dekada më e re” thjesht duke përdorur grim.

Patricia Lichtenberger, e cila është me origjinë nga Texas, por tani jeton në Kansas, ka grumbulluar më shumë se 124 mijë ndjekës në platformë dhe mbi 1.5 milion pëlqime në videot e saj për ndarjen e klipeve të saj para dhe pasi të vendoste grimin.

Nëna e një fëmije është në gjendje të ndryshojë në mënyrë dramatike pamjen e saj duke përdorur produkte si korrektor, fondatinë, bojë për vetulla, rimel dhe buzëkuq - dhe shumë njerëz në internet nuk mund të besojnë se është i njëjti person në videot e saj.

Edhe pse Patricia - e cila punon si argjendare - ndonjëherë merr komente negative për transformimet mahnitës, është krenare për mënyrën se si mund të përmirësojë pamjen e saj.

“Nuk ka gjë të tillë si perfeksioni, le të jemi të vërtetë, ne të gjithë kemi teksturë lëkure Grimi nuk është i paligjshëm, ne e përmirësojmë bukurinë tonë dhe të gjithë jemi artistikë, kështu që pse të heqim kënaqësinë nga kjo? Ndonjëherë mund të kaloj nga një grim i thjeshtë në një pamje dramatike, kështu që komentet e mbështetësve të mi më kanë ndihmuar, sot e kësaj dite. Unë i dua të gjithë, madje edhe ata që urrejnë” , tha ajo për Jam Press së fundmi, ndërsa diskutoi për reagimin që ka marrë.

Patricia filloi llogarinë e saj në TikTok në vitin 2016 në një përpjekje për të shfaqur anën e saj qesharake, dhe ajo u bë virale vitin e kaluar pasi postoi një video që tregonte bukurinë e saj natyrore kundrejt asaj se si duket kur ka një fytyrë të plotë glam.

Në atë kohë, ajo e dinte se çfarë do të thoshte termi 'catfishing' - që është akti i mashtrimit të dikujt në internet në lidhje me pamjen tuaj - por këmbënguli se nuk ishte 'misioni' i saj.

Ajo shpejt filloi të merrte shumë komente të këqija nga përdoruesit në internet - të cilët e quajtën atë 'të shëmtuar' dhe e akuzuan se ishte mashtruese - dhe ajo pranoi se pothuajse ra në 'depresion', deri sa vendosi të përqafoj titullin e “mashtrueses”. /Telegrafi/