Please enter at least 3 characters.

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë kërkimet për të afërmit e tyre mes kaosit të krijuar nga katastrofa natyrore.

Një platformë e posaçme online është krijuar për qytetarët që duan të raportojnë persona të humbur pas lëkundjeve sizmike.

Sipas të dhënave të publikuara në këtë faqe, deri tani janë regjistruar 26.086 persona të raportuar si të zhdukur, shkruan skynews.

Megjithatë, autoritetet theksojnë se kjo shifër nuk përbën një bilanc zyrtar të personave të konfirmuar të humbur, por tregon përmasat e pasigurisë në terren, ku shumë familje ende nuk kanë arritur të kontaktojnë me të afërmit e tyre.

Në platformën e krijuar, familjarët kanë publikuar fotografi dhe të dhëna për personat që nuk janë gjetur ende, me shpresën se mund të marrin informacion për fatin e tyre.

Ndërkohë, raportohet se më shumë se 1200 persona janë gjetur, pasi më herët ishin deklaruar të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë operacionet në zonat më të prekura, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave dhe personave të prekur mund të ndryshojë, pasi kërkimet vazhdojnë nën rrënoja dhe në zonat e dëmtuara rëndë. /Telegrafi/