Please enter at least 3 characters.

Mavraj: I gëzuar që u zgjodha kapiten i Shqipërisë

2018/10/Mërgim-Mavraj-e1539208378788.jpg
243:"ELBASAN, ALBANIA - MARCH 26: Bjorn Maars Johnsen of Norway, Megrim Mavraj of Albania during International friendly match between Albania and Norway on March 26, 2018 at Elbasan Arena in Elbasan, Albania. (Photo by Trond Tandberg/Getty Images)
12:"Getty Images

Mërgim Mavraj është kapiteni i Shqipërisë, i zgjedhur me votat e vetë lojtarëve, pasi Christian Panucci hoqi dorë nga “shiriti shëtitës” te lojtari me më shumë ndeshje.

Qendërmbrojtësi tregoi një formë dukshëm më të mirë tashmë që prej një muaji stërvitet dhe luan me grekët e Arisit, ndërsa theksoi se skuadra është gati për ndeshjen me Izraelin, shkruan SuperSport.

"Si u ndjeve që u zgjodhe kapiten? Nuk e prisja dhe jam gëzuar shumë. Gjithsesi tani kam edhe më shumë përgjegjësi, ndaj gëzimi duhet shoqëruar edhe me një impenjim akoma më të madh".

"Ti vetë për kë votove? Votimi ka qenë sekret, ndaj nuk e tregoj".

"Skuadra funksionon para Izraelit? Nuk duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi kësaj ndeshjeje sot, pasi ne jemi me mendje te takimi me Izraelin".

"Natyrisht që u munduam të bëjmë mirë sot, por edhe të ruajmë energji për sfidën e Izraelit, që ka vlerë 3-pikëshe. Shumë prej titullarëve sot u kursyen për të qenë gati për ndeshjen me Izraelin".

"Si është forma juaj fizike tashmë? Unë nuk jam ende në formën time maksimale. Falënderoj të gjithë që më ftuan edhe kur nuk isha në momente të mira. Besoj se tashmë po stërvitem mirë dhe po përmirësohem, por jam i vetëdijshëm që nuk km arritur ende 100 për të formës time", tha për fund Mavraj për barazimit pa gola ndaj Jordanisë.