Martin e Paltrow mohojnë se janë para ndarjes
30/11/2007
"Gwyneth dhe Chris - si pjesë e marrëveshjes së tyre - nuk flasin për njëri-tjetrin në media, e madje as nuk i përcjellin ngjarjet publike së bashku”, ka thënë zëdhënësi i aktores Paltrow, për revistën “Star”.
"Ata nuk e kanë kaluar gjithë verën të ndarë prej njëri-tjetrit siç raportohet në media, por ajo nuk ka dashur të shkonte në Amerikë”, ka shtuar ai.
Çifti, i cili ka një vajzë të përbashkët, gjatë javës së ardhshme do të duhej të festonte katër-vjetorin e martesës.


