Please enter at least 3 characters.

Marina dhe Luana Vjollca gati për ndjeshjen Shqipëri-Angli, marrin vëmendje me pozën para stadiumit 'Air Albania'

Foto: Marina Vjollca/Instagram

Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale sot me një postim të ri, ku shfaqet duke mbajtur dorën e motrës së saj, Luanës.

Të dyja të veshura në ngjyrat kuqezi, motrat Vjollca kanë dhënë një mesazh të qartë mbështetës për Kombëtaren shqiptare.

Fotoja u publikua vetëm pak minuta para ndeshjes së madhe Shqipëri–Angli, që do të zhvillohet sonte në stadiumin “Air Albania”.

Marina, e njohur për përkushtimin e saj në mbështetje të Kombëtares në përballjet e rëndësishme, këtë herë ka zgjedhur një imazh simbolik, të shoqëruar me emojin e flamurit shqiptar — një motivim i drejtpërdrejtë për kuqezinjtë.

Përballja e mbrëmjes së sotme pritet me emocione të mëdha, teksa konsiderohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të ekipit kombëtar.

Ndërkohë, postimi i Marinës është bërë një nga më të komentuarit në rrjetet sociale, duke u shpërndarë gjerësisht nga fansat dhe mbështetësit e Kombëtares. /Telegrafi/