Please enter at least 3 characters.

Mane paralajmëron Tottenhamin para finales së Ligës së Kampionëve

2019/05/mane.jpg
248:"LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 12: Sadio Mane of Liverpool looks dejected during the Premier League match between Liverpool FC and Wolverhampton Wanderers at Anfield on May 12, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Sadio Mane është i bindur se Liverpool do ta mposht Tottenham Hotspurin në finale të Ligës së Kampionëve më 1 qershor në Madrid.

The Reds do të përballen me Spurs në finalen e dytë, pas humbjes që pësuan në sezonin e kaluar nga Real Madridi dhe djemtë e Jurgen Klopp e duan trofeun pas dëshpërimit që pësuan në Ligën Premier, duke e humbur garën për një pikë ndaj Manchester Cityt.

Mane beson se humbja 3-1 në Kiev dhe dëshpërimi që morën atje, do ta dëshmojë se ata janë shumë të motivuar për finalen ndaj Tottenhamit që zhvillohet në Wanda Metropolitano të Atletico Madridit.

Liverpool vs Real Madrid (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Ne nuk jemi këtu për të menduar dy herë”, ka thënë sulmuesi senegalez për liverpoolfc.com, kur është pyetur rreth përballjes me Spurs në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Ne kemi një eksperiencë në lidhje me këtë , pasi në sezonin e kaluar ne ishim të pafat, nuk e fituam atë edhe pse Real Madridi ishte më i mirë”.

“Ne jemi duke e ndjerë në këtë sezon, jemi pozitiv dhe o të jetë një gjë e madhe për ne (që ta fitojmë trofeun)”.

Real Madrid vs Liverpool (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Tottenhami dhe ne jemi shumë të ri, por që të dy skuadrat kemi eksperiencë dhe kemi luajtur ndeshje të tilla. Jam i emocionuar, duam ta fitojmë trofeun”.

“Ne nuk jemi duke menduar dy herë për atë, do të shkojmë, do ta marrim atë. Jemi përgatitur për këtë moment, jemi më të motivuar si asnjëherë më parë, kjo gjë do të tregohet më 1 qershor”, ka shtuar më tej senegalezi. /Telegrafi/