Mandzukic: Do të jap më të mirën në shtëpinë time të re (Video)
21/06/2015
Sulmuesi kroat ka arritur në Torino për testet mjekësore dhe ka folur për të ardhmen e tij te klubi i ri.
“Ndjehem shumë mirë, qyteti është i bukur dhe kam qenë këtu dy ose tri herë për të luajtur. Është një qytet i këndshëm dhe shpresoj që të jem i kënaqur këtu”, ka thënë fillimisht sulmuesi që së fundmi ka luajtur për Atletico Madridin.
Kur është pyetur nëse ka ndonjë mesazh për tifozët e Juvës, ai ka thënë: “Mund të them se do të jap më të mirën. Do të luftoj për skuadrën time të re”.
“E di se Juventusi ka tifozë të shkëlqyer, prandaj jam i kënaqur. Kjo është shtëpia ime e re dhe mos u shqetësoni, do të jap më të mirën”. /Telegrafi/


