Please enter at least 3 characters.

Malishevë, policia i gjen një nxënësi revole dhe fishekë

2021/08/Perdorim-i-Armes-scaled.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar në stacionin policor në Malishevë, një nxënës pasi që tek i njëjti është gjetur armë.

“Te një i dyshuari mashkull kosovar (nxënës) është gjetur dhe konfiskuar një revole me tre fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pasi intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia. /Telegrafi/