Please enter at least 3 characters.

Malisheva dhe Ferizaj luftojnë për mbijetesë - formacionet startuese

2022/09/Malisheva-Ferizaj-1.png

Malisheva e pret Ferizajn për takimin që luhet në kuadër të javës së 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 13:00, do të luhet në stadiumin “Liman Gegaj”.

Malisheva është aktualisht në vendin e tetë me 20 pikë dhe do të synojë që t’i ikën zonës së barazhit.

Në anën tjetër, Ferizaj po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar dhe gjendet në vendin e fundit (10) me 17 pikë.

Formacionet zyrtare:Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Bihorac, Veliu, Mustafa, Maliqi, Hazrollaj, Shillova, Tolaj, Sobowale.Ferizaj: Jovanovski, Shabani, Halili, Hyseni, Avdulli, Islami, Gligorov, Ramusa, Sadriu, Krasniqi, Panadic. /Telegrafi/