Please enter at least 3 characters.

Majlinda për Judo Inside zbulon se çfarë i tha presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik

2016/08/20160807_FINCH_A0108-M.-Kelmendi.jpg
369:"RIO DE JANEIRO, BRAZIL, AUGUST 07: Emotional gold medallist, Majlinda Kelmendi of Kosovo is guided from the mat by her coach, Tritton Kuka, after the u52kg final on day 2 of the 2016 Rio Olympic Judo on Sunday, August 07 held at the Carioca Arenas, Barra, Rio de Janeiro, Brazil. (Photo by David Finch/Getty Images) *** Local Caption *** Majlinda Kelmendi;Tritton Kuka
12:"Getty Images

Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, ka dhënë një intervistë të gjatë për Judo Inside, ku është përgjigjur në shumë pyetje, kryesisht rreth fitores në Lojërat Olimpike në Rio2016.

Në njërën nga përgjigjet e saj, Majlinda thotë se medalja e artë ishte shumë e rëndësishme për t’u fituar, sepse është e para për të gjithë shqiptarinë dhe për të gjithë ata që flasin shqip.

“Nuk mendoj se ekziston një njeri që flet shqip dhe nuk më njeh mua. Prandaj nuk do të bëhem më e famshme se kaq, por besoj se tani njerëzit do të më respektojnë më shumë, sepse është e arta e parë për Kosovën, Shqipërinë dhe për të gjithë ata që flasin shqip”, thotë Majlinda, njofton Klan Kosova.

Ajo është pyetur edhe se për çfarë ka biseduar me Presidentin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach.

“Para një viti ai erdhi në Kosovë dhe më tha; ‘jam këtu për të mbështetur’. Ndërsa në Brazil më tha ‘të kujtohet, ne e kishim një marrëveshje dhe tani t’i e realizove’. Ato fjalë më bënë të qaja. Do doja ta falënderoj shumë në emër të federatës sonë dhe në emër të vendit tim”.

Majlinda ka folur edhe për emocionet që i kishte në podium kur pranoi medaljen.

“Kisha shumë gjëra në kokë kur po qëndroja në podium. Pash flamurin tim dhe e dëgjova himnin e shteti tim”.