Madison Beer shfaq unazën gjigante me diamant pas fejesës me yllin e NFL-së, Justin Herbert
Këngëtarja dhe modelja Madison Beer ka treguar për herë të parë unazën e saj të madhe të fejesës, vetëm pak ditë pasi ylli i NFL-së, Justin Herbert, i propozoi për martesë.
28-vjeçarja u fotografua gjatë një daljeje në Los Angeles, ku nuk mundi të mos tërhiqte vëmendjen me unazën e re me diamant.
E veshur thjesht me një bluzë të bardhë me kapuç, pantallona të shkurtra sportive dhe mokasina të zeza, Beer dukej e lumtur teksa shijonte statusin e saj të ri si e fejuar, shkruan DailyMail.
Propozimi nga quarterback-u i ekipit Los Angeles Chargers ishte një moment i veçantë për çiftin, të cilët kanë qenë në një lidhje prej rreth një viti.
Herbert ka treguar se ishte më i emocionuar dhe më nervoz për propozimin sesa për disa nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij sportive.
Lajmi i fejesës u bë publik javën e kaluar, kur çifti ndau foto romantike në rrjetet sociale. Që prej fillimit të lidhjes së tyre, Madison ka qenë shpesh pranë Herbert gjatë ndeshjeve të tij, ndërsa ai e ka mbështetur edhe në projektet e saj muzikore.
Tashmë, çifti po shijon një nga momentet më të lumtura të marrëdhënies së tyre, ndërsa fansat kanë vërshuar me urime për fejesën. /Telegrafi/


