Please enter at least 3 characters.

Lukaku: Interi mundet edhe më mirë se kaq, mendojmë për Ligën e Evropës

2020/07/Lukaku-vs-Genoa.jpg
291:"GENOA, ITALY - JULY 25: Romelu Lukaku of Inter celebrates and gestures with two fingers on his arm after scoring his second goal during the Serie A match between Genoa CFC and FC Internazionale at Stadio Luigi Ferraris on July 25, 2020 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Romelu Lukaku është i lumtur me nivel personal, por ai beson që si ekip mund të bëjmë shumë.

Interi rimori vendin e dytë me fitoren 3-0 ndaj Genoas në kuadër të javës së 36-të.

Me dy golat e sotëm, Lukaku këtë sezon ka shënuar 29 gola në të gjitha sezonin, rekord personal.

Inter (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Me 23 gola në Serie A, vetëm Nyers (26) dhe Ronaldo (25) nga lojtarët e Interit kishin shënuar më shumë në sezonin e tyre të parë në Serie A.

"Në nivelin personal, unë jam i lumtur, por them gjithashtu që si ekip mund të bëjmë shumë më tepër".

"Ne kemi një skuadër të mirë, nuk është e lehtë për ne të jemi në vendin e dytë, sepse duam të fitojmë dhe të shkojmë sa më lart. Dua ta ndihmoj Interin ta arrijë këtë gjë”.

Romelu Lukaku, Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images/Guliver)

"Ne lamë shumë pikë gjatë rrugës, por jemi të rinj dhe të etur për t'u përmirësuar. Tani ne duam të bëjmë mirë në këto xhirot e fundit dhe më pas të mndojmë për Ligën e Evropës. Shpresoj ta fitojmë trofeun", ka thënë Lukaku për Sky Sky Italia. /Telegrafi/